Italia në Bujanoc, një rrëfim për suksesin, këmbëngulsinë dhe guximin

Në një qytet të vogël si Bujanoci të krijohet përshtypja se shumica dëshirojnë të ikin nga ai. Po u ule në njërën nga kafiteritë e qytetit do të dëgjosh se shumica flasin për Evropën e bukur, Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë… Këto tema janë aktuale sidomos për të rinjtë, mungesa e të cilëve vërehet gjithaandej rrugëve.

Megjithatë, po hulumtove paksa mund të gjesh edhe shembuj pozitiv se si gjeneratat e reja kanë vendosur të qëndrojnë në vendlindje duke zhvilluar veprimtari të ndryshme.

Edhepse jo rrallëherë të paragjykuara, të jesh grua dhe të marrësh kontrollin në duart e tua, nuk është gjë e lehtë.

Bahrije Fejzulahu

Në qendër të qytetit, fare pranë objektit të komunës ndodhet piceria “Napoli”.  E pajisur me intventar të një stili të posaçëm, të krijon përshtypjen se ndodhesh në njërin nga lokalet e qytetit bregdetar Italian, siç e mban emrin edhe piceria.

Bahrije Fejzullahu, 34 veçe, me stafin e saj pret e përcjell myshterinjtë nga mesdita deri në mbrëmjen e vonshme. E buzëqeshur dhe me plot elen për punë, ajo nuk priton të flas për binesin të cilin e drejton tash e një vit.

“ Fillimi ishte i vështirë. Nuk e kishim ndihmën e askujt, por me mjetet vetanake, unë dhe bashkëshorti vendosëm të hapim këtë biznes”, thekson Bahrija.

FIDANI NGA PRESHEVA: JETA IME ME DIPLOMËN E KOSOVËS QË KËTU NUK NJIHET

Meqë kishte jetuar një kohë në Prishtinë, për Bahrijen ishte pikëpyetje e madhe kthimi në një mjedis të vogël, siç është Bujanoci.

“Si do të ec puna, a do të ketë mjaftueshëm, ndoshta do të dështojë”, ishin disa nga dilemat e saj.

Por, në saje të mbështetjes së bashkëshortit, Bahrija thotë se i mposhti ato dhe asnjëherë nuk u dorëzua. Madje për të nuk ishin aq problem edhe fëmijët e saj të vegjël, të cilët në saje të mbështetjes së familjes po i menaxhon mjaft mirë.

34 vjeçarja si arritje të sukesit të saj e sheh përkushtimin dhe kualitetin e shërbimeve por edhe raportet me myshterinjtë.

“ Njerëzit janë të vetëdijshëm për kualitetin, andaj edhe zgjedhin të ushqehen tek ne.  Pparësi tjetër janë edhe raportet e ndërtuara me ta. Bujanoci është një vend multietnik dhe për ne të gjithë janë të njejtë: shqiptarët, serbët, romët. Këtë e shohim si pëparësi dhe pasuri të madhe.

Zonja Fejzullahu ka një apel edhe për të gjitha gratë të cilat janë të afta të nisin ndonjë biznes por për shkak të paragjykimeve nuk i sendërtojnë idetë e tyre.

Migrimi nga Presheva më tepër detyrim se sa dëshirë

“Përveç familjes ndoshta i duhet edhe ndonjë mbështetje nga komuna apo edhe vet shteti, por kryesorja është mos të dorëzohen”, thotë ajo.

Se dorëzimi nuk është opsion, shembull i vërtetë është vet Bahrija. Për shak të fëmiljes dhe biznesit ajo kishte lënë në gjysmë studimet e ekonomikut, dega kontabilitet.

“Aty e kam mendjen. Së shpejti do t’i rifillojë dhe do t’I përfundojë ato. Nuk kam dyshime në këtë”, përfundon Bahrije Fejzullahu.

Ky tekst është rezultat i praktikës gazetareske me nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva. Trajnimi me të rinjtë për forcimin e kompetencave ndërkulturore dhe mediatike u zbatua si pjesë e projektit (Për)forco zërin e të rinjëve përmes Bujanovaçke, të zbatuar nga Grupi 484 dhe portali Bujanovaçke.

*Praktika gazetareske u mbështet si pjesë e projektit “Fuqizimi i të rinjve shqiptarë dhe përmirësimi i integrimit në shoqërinë serbe” zbatuar nga Nismës Qytetare, ndërsa financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF). Përmbajtja e tij është vetëm përgjegjësi e Grupit 484 dhe Portalit Bujanovaçke, ndërkaq nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut apo Nismës Qytetare.

 

 

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *