VUÇIQ: SERBIA FITON EDHE 30 DITË KOHË PËR NIS-in

NIS
NIS
NIS

Bujanoc, 27 shkurt 2025. – Presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi se Serbisë i janë dhënë edhe 30 ditë shtesë për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS). Ai postoi në Instagramin e tij një dokument nga Departamenti Amerikan i Thesarit për shtyrjen e aplikimit të sanksioneve.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Siç tha ai, ky është “lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”. Ai ka bashkangjitur një dokument nga Departamenti Amerikan i Thesarit që shpall vendimin në postim.
Sanksionet ndaj NIS duhej të hynin në fuqi mëngjesin e sotëm në orën 6 të mëngjesit. Serbia ka kërkuar shtyrjen e sanksioneve për të paktën 90 ditë.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *