Dita botërore e fëmijëve në Bujanoc u shënua me shfaqen “1 qershori jonë”

Shkruan: Lumturije Limani Ameti
Bujanoc, 1 qershor 2021  – “1 qershori jonë” ishte shfaqja e cila mblodhi sot një numër të madh të fëmijëve  në shtëpin e kulturës në Bujanoc, për të shenuar ditën ndërkombëtare të tyre.
Kjo shfaqje u interpretua në skene nga nxënësit e shkollës së mesme Sezai Surroi, të cilët ishin protagonist të shkëlqyeshëm në rolet e kësulkuqes, lepurushes, gjuetarit etj ndërsa u realizua nën regji të Afeida Borici Mehmetit dhe organiozatës Beyonde,nën kordinimin e profesoreshës Jellena Randjelloviq, e cila në prononcim për media thekson se është mjaft e lumutur me rezultatet duke pare reaksionet e femijeve shihet qe është mirëeprit ky projekt, kjo na inkurajon që ne mos të ndalemi këtu thekson Randjelloviq.
Sa e vështirë është aq edhe knaqësi të ngjitesh në skenë kur e din se je para publikut më të ëmbël të shoqërisë sonë dhe ishim ne arsyeja e bëzeqeshjes së tyre, kështu ndër të tjera u shprehen protagonistët e kësaj shfaqje Emira Shabani dhe Rinisa Gegolaj.
Shfaqja “1 Qershori jonë” u intepretua në të dyja gjuhët, sërbe edhe shqipe në mënyrë që pa dallim nacionalioteti fëmijët të shoqerohen mes vete, ky edhe ishte qellimi i këtij projekti thonë organizatorët të cilët falemnderojnë Ministrine e kultures dhe informimit për mbështetjen financiare të këtij projekti.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *