Bujanoc, 7. gusht 2023. Bizneset nga komuna e Bujanocit do të marrin 14.3 milionë dinarë nga Trupi koordinues (TK) për jugun e Serbisë përmes konkursit për ndarjen e subvencioneve. Subvencione do të marrin shtatë kompani, ndërkaq më së shumti para – nga 3 milionë do të shkojnë për Eko stil nga Llopardinca dhe Agroadria nga Bujanoci.
Pesë biznese të tjera private kanë marrë subvencione në vlerë prej 700.000 deri në 2.9 milionë dinarë.
Subvencione nga TK do të marrin edhe pesë kompani të Preshevës. Me shumën prej 3 milionë dinarësh, rekordmen është “Beçki” sh.p.k. nga fshati Raincë.
Për kompanitë nga kjo komunë janë ndarë gjithsej 12.8 milionë.
Për tri biznese nga Medvegja janë ndarë gjithsej 6.8 milionë dinarë, ndërsa 3 milionë i janë ndarë “Gjuroviq Gradnja Plus”.
Nga bizneset e Bujanocit, shtatë prej tyre nuk janë kualifikuar, sepse nuk kanë pasur pikë të mjaftueshme.
Vendimin e TK-së mund ta shihni KËTU.