KUSH FITON NË SERBI DERI NË 500.000 DINARË NË MUAJ, JA EDHE PAGA E HIDRAULIKUT

Bujanoc, 20. shtator 2023. – Është publikuar lista e 10 pozitave të punës më të paguara në Serbi, sipas të dhënave të Entit republikan statistikor (ERS). Në mesin e pothuajse 3 milionë punonjësve, ekspertët e IT-së por dhe zejtarët prijnë për nga pagat e larta, ato shkojnë deri në gjysmë milioni dinarë në muaj. Në mesin e punëve të paguara më së miri janë edhe ato për të cilat nuk kërkohet diplomë universitare.
Sipas të dhënave zyrtare të Entit republikan statistikor (ERS), në tremujorin e parë të vitit 2023, numri i të punësuarve ishte 2.835 900, ndërsa numri i të papunëve 317 800. Paga minimale ishte pak më e ulët se 40,000 dinarë, ndërsa disa punonjës mund të mburren se marrin më shumë se 500.000 dinarë pagë mujore.
Pavarësisht se pagat e larta janë të rezervuara kryesisht për profile me kualifikim të lartë, ka edhe nga ato në pozicione deficitare e për të cilat nuk kërkohet diplomë universitare.
Milosh Turinski – Menaxheri i marrëdhënieve me publikun në Infostud, tha për N1 se punët më të paguara janë pozicionet e IT-së1.
Këta janë „IT Project Manager, UX / UI / WEB Designer, C#/C++ Developer, Mobile developer, Data Warehouse / Business Intelligence Developer, Python Developer, Software Developer / Programmer / Engineer, JavaScript Developer, Business Intelligence / Data Warehouse Consultant, Backend developer, Software Developer / Programmer / Engineer, Full stack developer i Backend developer“, ku pagat varionin nga 250.000 deri në 500.000 dinarë.
Në vend të dytë është menaxheri i shitjeve me pagë mujore prej 250.000 deri në 350.000 dinarë, i ndjekur nga menaxheri i kantierit të nëdrtimit me 250.000 dinarë, shoferët me 250.000 deri në 350.000 dinarë dhe menaxheri i marketingut me 250.000 dinarë në muaj.
Vendin e gjashtë e zë Hidrauliku me 240.000 dinarë, vendin e shtatë Dizajneri Arkitekturor me 240.000 – 270.000 dinarë, Vendin e tetë Inxhinieri i makinerisë me 235.000 dinarë dhe Kuzhinieri me 100.000 – 108.000 dinarë në muaj.
Në vendin e dhjetë është dentisti me pagë mujore prej 180.000 dinarë.
Sipas të dhënave të Infostudit, këto janë shumat maksimale të pagave, që do të thotë se nuk janë mesatare dhe as nuk priten këto paga nga të gjithë punëdhënësit për të njëjtat pozita.
Ata shtuan gjithashtu se bëhet fjalë për paga për profesione deficitare si shoferë, hidraulikë apo disa pozita në hotelieri dhe ndërtim, ku punëdhënësit duan të tërheqin njerëz duke ofruar paga më të larta.
Trafiku ajror, kërkimi shkencor, shërbimet financiare dhe shfrytëzimi i naftës bruto dhe gazit natyror janë fushat më të paguara pas sektorit të IT.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *