NGA 1 NËNTORI PRITET RRITJA E ÇMIMIT TË RRYMËS, NË PRITJE TË PËLQIMIT NGA AGJENSIONI PËR ENERGJETIKË

Bujanoc, 28. shtator 2023. – Nga 1 nëntori, rryma në Serbi do të rritet për 8 për qind, ndërsa Agjencioni për energjetikë ka dhënë pëlqimin që nga e njëjta datë të rritet çmimi i gazit për furnizim publik për 10 për qind, shkruan Novosti.

Agjencia i tha Novosti-t se Elektroekonomia e Serbisë ende nuk u ka dërguar atyre kërkesë për korrigjim të çmimeve dhe që çmimet e reja të hyjnë në fuqi, duhet të merret miratimi një muaj përpara.

Që çmimet e reja të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, Agjencia duhet të njoftojë deri në fund të shtatorit se i miraton dhe në çfarë përqindje.

Ministrja e linjës Dubravka Gedoviq në gusht ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike duhet të rritet deri në fund të vitit:

-Rritja e çmimit të energjisë elektrike është në negocim, mendojmë se do të jetë e nevojshme që të jetë para vitit të ri. Këtë vit do të përpiqemi që çmimi i energjisë elektrike të rritet sa më pak, por është i nevojshëm një korrigjim për hir të stabilitetit afatgjatë të sistemit tonë energjetik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *