THIRRJE PËR TRAJNIM NË PUNËN E NJËSIVE ZJARRFIKËSE DHE PËR SHPËTIM

Bujanoc 27. tetor 2023. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po bën thirrje për trajnim bazë për pranim në njësitet e zjarrfikësve në disa qytete në jug të vendit, përveç Bujanocit. Ndërkohë për Preshevën, Vranjën, Vlladiçin Hanin dhe Surdulicën janë planifikuar nga 2 kandidatë.
Ministria ka shpallur sot planin për regjistrimin e 300 pjesëmarrësve në trajnime profesionale për kryerjen e punëve të zjarrfikësve dhe shpëtimit në njësitë në mbarë vendin.
Kandidatët duhet të plotësojnë disa kushte: të jenë mbi 19 vjeç, por jo më të vjetër se 30, të kenë përfunduar shkollën e mesme dhe të mos kenë probleme sigurie që do ta bënin të pamundur krijimin e një marrëdhënie pune.
Është e detyrueshme që të kenë vendbanimin në territorin e njësisë për të cilën është shpallur konkursi, si dhe patentë të kategorisë C ose B, por brenda 18 muajve pas përfundimit të trajnimit të kalojnë testin e drejtimit të kategorisë C.
Aplikimet për trajnim, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzohen në komisariat sipas vendbanimit. Pas marrjes së aplikimeve, komisioni do të hartojë listën përfundimtare të renditjes dhe ministri do të vendosë për pranimin e kandidatëve.
Kandidatët që duan të bëhen zjarrfikës duhet të kalojnë një sërë testesh dhe përzgjedhjesh. Kjo përfshin ekzaminimet mjekësore, përzgjedhjen psikologjike, kontrollin e gjendjes motorike bazë dhe një intervistë. Ata që kalojnë me sukses të gjitha këto faza të përzgjedhjes do të renditen në bazë të rezultateve të përgjithshme në të gjitha pjesët e përzgjedhjes.
Afati i fundit për aplikim është data 10 nëntor.
Të gjitha informacionet dhe kushtet e konkursit mund t’i gjeni në faqen e MPB-ës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *