SHTRENJTOHET TARIFA RRUGORE, JA SA DO TË JETË AJO NË RELACIONIN BUJANOC – BEOGRAD

Bujanoc, 8.korrik 2024. Nga e mërkura, 10 korrik, tarifa do të rritet pasi Qeveria e Serbisë miratoi listën e re të çmimeve të NP “Putevi Srbije”.
Kështu, drejtuesit e automjeteve të pasagjerëve nga Bujanoci (në jug) deri në Beograd do të paguajnë 1.790 dinarë, në vend të 1.620 sa ishte deri më tani ose 170 dinarë më shumë. Nëse për në kryeqytet niseni pika e pagesës “Bujanoc /Veri” afër Sërpska Kuqa, do të kurseni 20 dinarë.

Tarifa për në Nish (në jug) do të kushtojë 660 dinarë, ndërsa për në Preshevë, nga kryqëzimi i Bujanocit në jug, 110 në vend të 100 dinarëve.
Më e shtrenjta do të jetë pjesa Preshevë – Beograd ndërsa tarifa do të kushtojë 1.890 dinarë në vend të 1.720.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *