Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 21 tetor 2024. – Biznesmenët nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilët morën subvencione në konkursin e Shërbimit të Trupit koordinues (TK), të hënën në Bujanoc i finalizuan ato me nënshkrimin e kontratave. Nëntë biznesmenë nga këto komuna kanë marrë gjithsej 20.7 milionë RSD grante.
– Nga kjo do të përfitojnë edhe vetëqeverisjet lokale, sepse kanë lehtësim për shumën që Qeveria e Republikës së Serbisë ua jep biznesmenëve përmes Trupit Koordinues. Qeveria e Republikës së Serbisë mbetet e përkushtuar për zhvillimin ekonomik të këtyre tri komunave dhe do të vazhdojë të ndihmojë biznesmenët edhe në të ardhmen. Ne për këto para që japim presim vende të reja pune që jeni të detyruar t’i keni – tha ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit TK, Nenad Mitroviq, në fjalimin e tij para biznesmenëve.
Në 11 vitet e deritanishme, sipas Mitroviqit, biznesmenëve u janë ndarë rreth 410 milionë dinarë.
-Këtë vit aplikuan një numër më i vogël i biznesmenëve, kështu që vendosëm gjithsej 20.7 milionë për ta. Kemi edhe rreth 13 milionë dinarë para në dispozicion sipas këtij konkursi dhe që nesër do të shpallim një konkurs të ri, kështu që të gjithë ata që nuk kanë pasur kohë për të përgatitur dokumentacionin do të mund ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme – shtoi Mitroviq.
Nga gjithsej 20.755.287 dinarë, këtë vit më së shumti para shkojnë në Preshevë, ku pesë biznesmenë kanë marrë 11,7 milionë dinarë, në Bujanoc tri kompani kanë marrë 6,6 milionë, ndërsa një kandidat ka kaluar nga Medvegja që ka marrë 2,46 milionë.
Përfaqësues të Shërbimit të KT, përfaqësues të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Ministrisë së minierave dhe energjetikës, Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Ministrisë së ekonomisë, përfaqësues i Qendrës për zhvillim të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës dhe një ekspert i pavarur morën pjesë në punën e komisionit të konkurrimit për vlerësimin dhe përzgjedhjen e aplikacioneve.
“Përqindja e të punësuarve të rinj në kompanitë që kanë marrë mjete këtë vit është gjithsej 14, prej tyre 6 në Bujanoc, 5 në Preshevë dhe 1 në Medvegjë”, shtoi KT.
Sërgjan Stojanoviq nga Bujanoci, kompania e të cilit “L&M LENS” ka marrë 1.8 milionë dinarë, tregon për portalin tonë se për herë të parë ka aplikuar në konkursin e TK.
– Do të blejmë një makinë të re për prodhimin e syzeve, për vendosjen e qelqit në syze, e cila ka edhe frezë për shpim dhe është makina më moderne – tha Stojanoviq.
Kjo është lista e biznesmenëve që kanë marrë subvencione.
Biznesmenët në komunën e Bujanocit:
1. Sërgjan Stojanoviq PR, prodhim i syzeve “L&M LENS”, Bujanoc – 1.850.240,00 dinarë;
2. “SOLO MOBEL”, prodhim dhe tregtim mobilie – 2.989.748,58 dinarë;
3. “MERGIMI – COMMERCE” SHPK, Bekim Fehmiu – 1.750.000,00 dinarë;
Biznesmenët në komunën e Preshevës:
1Xhemail KADRIU PP, dyqan për prodhimin e dyerve dhe dritareve metalike JM “STEEL GROUP” – 1.392.166,30 dinarë;
2. Avni Saqipi PP, dyqan për punë ndërtimore “CONSTRUCTIO SAQIP” – 2.500.000,00 dinarë;
3. REXHEP FEJZULlAHU PP, kryerja e punëve tjera ndërtimore PAULOWNIJA LIRIDONI – 2.989,000,00 dinarë;
4. Kompani private B&L SHPK Preshevë – 2.729.864,00 dinarë;
5. Qenan Hasani PP, zejtari e pavarur “SALL PAK” – 2.093.000,00 dinarë;
Biznesmenët në komunën e Medvegjës:
1. PR, “Miliçeviq” – 2.461.268,83 dinarë.
PËR BIZNISMENËT LOKAL 20.7 MIILIONË DINARË NGA TRUPI KOORDINUES (FOTO)
Bujanovačke22. Oct 2024.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostMBI 3.000 SHFRYTËZUES TË NDIHMAVE SOCIALE NË BUJANOC
Next PostPËRDORIMI I FLAMURIT SHQIPTAR ÇËSHTJE POLITIKE