Bujanoc, 6. nëntor 2024. Edhe Gjykata Ekonomike e Apelit ka konfirmuar se ish-kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme ka anuluar kontratën për ndarjen e mjeteve për portalin Bujanovacçke për raportim gjatë pandemisë së koronës. Arbitrariteti i Arifit dhe sjellja e tij se “Komuna jam unë” do t’i kushtojë qytetarëve dhe jo vetëm në rastin e portalit tonë.
Gjykata Ekonomike e Apelit ka refuzuar ankesën e Avokatisë së Komunës së Bujanocit kundër aktgjykimit të Gjykatës Ekonomike, i cili ishte në favor të portalit Bujanovaçke. Sipas padisë së portalit tonë, të cilën e kemi shpallur në vitin 2021, Gjykata Ekonomike ka vendosur që Komuna e Bujanocit është e obliguar të na paguajë 600.000 dinarë (pa llogaritur interesat, shpenzimet gjyqësore dhe shpenzimet tjera), sepse ne i kemi përmbushur obligimet kontraktuale në tërësi, duke publikuar qindra tekste për koronën.
Bujanovaçke ishte e vetmja media lokale që raportonte çdo ditë për situatën në qytet gjatë asaj periudhe krize, dhe jo vetëm në lidhje me pandeminë.
Më pas Arifi erdhi në pushtet në korrik 2020 dhe në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme anuloi vendimin për ndarjen e mjeteve nga Komuna, që atëherë udhëhiqej nga Shaip Kamberi.
Arrogancën e tij do ta paguajnë qytetarët.
Početna FILLIMI APELACIONI KONFIRMON, ARBITRARITETIN E NAGIPIT NDAJ BUJANOVAÇKES DO TA PAGUAJNË TË GJITHË QYTETARËT
APELACIONI KONFIRMON, ARBITRARITETIN E NAGIPIT NDAJ BUJANOVAÇKES DO TA PAGUAJNË TË GJITHË QYTETARËT
Bujanovačke7. Nov 2024.FILLIMI, SHOQËRI, Uncategorized @sq0