fbpx

KËSHILLI KOMUNAL SOT NË REND DITE 200 MIJË EUROT KOSOVARE

Bujanoc, 05.05.2020.- Këshilli komunal Bujanoc do të mbajë një seancë të martën me vetëm një pikë të rendit të ditës – shpërndarja e 200,000 eurove ndihmë nga qeveria e Kosovës në luftën kundër Covid – 19.

Anëtari I Këshillit Sasha Arsiq i tha Bujanovaçkes se ai do të kërkojë që ky donacion të riformulohet:

– Unë do të kërkoj që ajo të mos jetë „Donacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës“, por disi më të pranueshme sepse ne nuk e njohim atë, tha Arsić, përndryshe koordinatori i Partisë Popullore për Kosovë dhe Qarkun e Pčinjës.

Qeveria në Prishtinë për komunat Bujanjoc dhe Preshevë ka dhuruar nga 200.000 euro, dhe 100.000 euro për komunën e Medvegjës. Transferimi i parave u mundësua përmes Deutsche Bank.

Ndërkaq se çfarë kishte thënë kryetari i Komunës Shaip Kamberi mbi mënyrën e shfrytëzimit të dedikuar të këtyre mjeteve, mundë të lexoni KËTU




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.