fbpx

Për Këshillin lokal të PPS(SNS) bujanocasit dhuruan 396.900 dinarë, ndërkaq për demokratët 6.000 dinarë

Bujanoc, 26 maj 2020 – Sipas një studimi të Qendrës për Gazetari Investigative (CINS) Këshilli lokal i Partisë Progresive Serbe (SNS) në Bujanoc, në 7 vitet e fundit ka pranuar 396.900 dinarë donacione nga qytetarët.

Në periudhën e njëjtë, Partia Demokratike në Bujanoc (tani më e shuar) mori 6,000 dinarë për të njëjtin qëllim, dhe PSS (SPS) nuk mori asnjë dinar.

Fqinjët nga Vranje ishin shumë më bujarë, kështu që Këshilli i atjeshëm i kësaj partie mori donacione në shumë prej 4.53 milion dinarë, PD (DS), 2.37, dhe socialistët vetëm 270.200 dinarë.

Sipas CINS, qytetarët, përfshirë edhe zyrtarët e partisë, u kanë dhuruar donacione partive që dikur ishin në qeveri dhe partive që qeverisin aktualisht – Partisë Demokratike, Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe – rreth 1.5 miliard dinarë brenda shtatë vitesh.

Gjysma e kësaj shume, rreth 764 milion, u mblodh nga PPS (SNS), kryesisht në vitin 2017, kur edhe u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Rreth 215 milion dinarë donacione partive iu ndanë nga në zona më pak të zhvilluara ose ekonomikisht të rrënuara të vendit, thuhet në raportet vjetore financiare të këtyre partive, të cilat u analizuan nga CINS.

Këto parti gjithashtu morën më shumë se 182 milion dinarë nga persona juridikë.

Ju mund ta shihni hulumtimin e plotë, si dhe prezantimin e donacioneve në të gjitha qytetet dhe komunat e Serbisë duke klikuar KETU.

Građani bujanovačkom odboru SNS donirali 396.900 dinara, demokratama 6.000




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.