Bujanoc, 22 qershor 2020 (Foto FB) – Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit fitoi më shumë vota në mesin partive shqiptare në zgjedhjet lokale të së dielës, sikur që koalicioni rreth Partisë përparimtare serbe doli e para në mesin e partive serbe. Jozyrtarisht mësohet se të dy këto parti do të kenë nga rreth 5000 vota.
Mbështetësit e PD -ës mbrëmë festuan deri vonë natën ndërsa në llogarinë e tij në FB, kryetari Arifi, falënderoi çdo votues që i dha votën partisë që ai drejton:
„Faleminderit secilit votues që votoi për Partinë Demokratike.
Faleminderit për kulturën e lartë që treguat, veçanërisht ndaj rivalëve tanë politikë shqiptarë. Unë gjithashtu do të mbajë fjalën e dhënë se ditët e mira po vijnë për të gjithë! „- deklaroi Arifi, i cili ushtroi detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit për dy mandate.
Pakë më herët, gjithashtu, edhe drejtuesi i këshillit lokal të PPS (SNS) Nenad Mitrović, falënderoi votuesit e tij.