fbpx

PPS DHE PD NGA 10 MANDATE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 22 qershor 2020 – Partia demokratike (PD) e Nagip Arifit është fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc me pak më shumë se 5.000 vota, ndërsa koalicioni serb, rreth Partisë përparimtare serbe (PPS) është në vendin e dytë me vetëm tetëdhjetë vota më pak.

Sipas projeksionit të Nenad Mitroviq. Liderit të Përparimtarëve, këto dy lista zgjedhore fituan nga 10 vende këshilltarësh, ndërsa Partia për Veprim Demokratik (PVD), me rreth 3.700 vota, dhe mbetet forca e tretë në parlamentin lokal me 8 këshilltarë.

Lëvizja e progresit demokratik (PDP) fitoi rreth 1.950 vota, ose 4 vende në Kuvend.

Koalicioni mes Partisë socialiste të Serbisë (PSS) dhe Stojança Arsiqit si dhe Alternativa për ndryshim e Arber Pajaziti, do të përfaqësohen në kuvend me 3 nga këshilltarë secila, të cilat dolën thuaja se të barabarta për nga numri i votave – pak më shumë se 1.600.

Nga një vend në Kuvendin komunal fituan Unioni demokratik shqiptarë (UDSH) dhe dy partitë Rome – Partia rome e unitetit (PRU) dhe Partia e bashkuar rome (PBR).

Në pyetjen e Bujanovaçkes se me cilat parti do ta bëjë shumicën qeverisëse, lideri i PPS Nenad Mitroviq tha se është ende herët të flitet për këtë temë.

Në krahasim me përbërjen e deritanishme të Kuvendit, komuniteti serb tani ka një përfaqësues më pakë ndërkaq romët fituan një mandat më shumë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Bujanoc është rreth 48 përqind.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.