fbpx

ARIFI PËR BUJANOVAÇKE: NUK KEMI “VIJA TË KUQE” RRETH FORMIMIT TË SHUMICËS

Bujanoc, 23 qershor 2020 – Fituesi i zgjedhjeve lokale në Bujanoc, Nagip Arifi, bartës i listës së Partisë Demokratike (PD) dhe kandidat për kryetar, tha në një intervistë për Bujanovaçke se „qytetarët shprehën vullnetin e tyre ditën e diel, e cila duhet të respektohet“.

Stabilizimi i administratës komunale, siç tha ai, „do të jetë hapi i parë dhe më i domosdoshëm i qeverisë së re komunale, e cila do të funksionojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit“.

– Vullneti i qytetarëve të komunës së Bujanocit është plotësisht i qartë dhe duhet të respektohet. Ne prisnim më shumë vota – thotë Arifi për Bujanovac.

Në zgjedhjet lokale Partia Demokratike, e drejtuar prej tij, fitoi rreth 5,100 vota dhe pritet të jetë shtylla e mazhorancës së re në pushtet, ndërkaq vetë Arifi, si kandidat për kryetar, po merr këtë pozicion për herë të tretë që nga 2002.

– Ne jemi partia e parë dhe thjesht do të presim që rezultatet e zgjedhjeve të bëhen zyrtare, dhe pastaj do të fillojmë bisedimet me partnerët e mundshëm – thekson ai.

Mirëpo ai nuk përmendi se kush mund të jenë partnerët e një koalicioni të mundshëm.

– Para dhe gjatë fushatës, ne thamë se nuk kemi linja të kuqe ndaj asnjë opsioni politik. Duhet të priten rezultatet zyrtare, atëherë do të fillojmë me formimin e shumicës qeverisëse – thotë Arifi.

Kur u pyet nëse rregulli „se nuk ka vija të kuqe“ vlen edhe për Partinë e Veprimit Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, me të cilin është në një konflikt politik ndër vite, Arifi thotë:

– Rregulli vlen për të gjitha partitë që kanë hyrë në Kuvend.

Përveç PD, në përbërjen e re të Kuvendit lokal, 10 mandate do t’i ketë edhe koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe PPS (SNS)e udhëhequr nga Nenad Mitroviq.

Sidoqoftë, drejtuesit e partive fituese, Mitroviq dhe Arifi, ende nuk po komentojnë bashkëpunimin e mundshëm dhe formimin e një koalicioni pas zgjedhjeve.

Krahas fitores bindëse, për ta bërë shumicën prej 21 këshilltarëve do t’i duhet edhe një partner i tretë.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.