fbpx

FESTIM I FITORES APO PROVOKIM

Bujanoc, 24 qershor 2020 – Partitë fituese në zgjedhjet lokale, PD dhe PPS (SNS), filluan të festojnë të dielën në mbrëmje pas mbylljes së venvotimeve.

Përparimtarët me një party para ambienteve të tyre në qendër të Bujanocit, dhe demokratët e Nagip Arifi me një kolonë prej një duzine automjetesh që, sikur të ishin të komanduara, u nisën nga Bujanoci për në Luçan, me ç’rast në mesnatën e asaj mbrëmjeje kishin defiluar rreth shtëpisë së Nexhat Behlulit, pronarit të TV “Spektri” në Bujanoc.

Kolona e gjatë prej disa dhjetëra veturash është fotografuar në mënyrë të përpiktë nga kamerat mbikëqyrëse të vendosura në shtëpinë e Behlulit, ndërkaq pamjet e xhiruara mund t’i shihni në fund të tekstit.

– Për mua ka disa gjëra që nuk më janë të qarta, tregon Behluli për Bujanovaçke, duke buzëqeshur.

Që situata të jetë më e qartë, ne për një moment do të kthehemi në të kaluarën e afërt.

Behluli dhe Nagip Arifi janë bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike (PD) në vitin 2011, të formuar nga pjesa e pakënaqur e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), ndërkaq 4 vjetë më vonë u bë një ndarje jo shumë e këndshme e dy shokëve, ndërkohë që detajet e kësaj ndarjeje nuk janë të rëndësishme për këtë histori.

PD deri në këto zgjedhje ishte në opozitë, ndërsa Behluli në pozicionin e pronarit të një media me ndikim me po aq ndikim edhe me postimet e tij në Facebook.

Behluli u dallua sidomos para zgjedhjeve të 21 qershorit, kur u bëri thirrje bashkëqytetarëve sshqiptar që të mobilizohen dhe të bashkohen, duke u kërkuar atyre që të votojnë për secilën do nga 4 listat elektorale.

Prisni, do të thotë dikush, në zgjedhje kanë marrë pjesë 5 subjekte shqiptare!

Po, me të drejtë, mirëpo nga publikimet e Behlulit nuk mund të vërehej se në zgjedhje merrte pjesë edhe PD. Thënë ndryshe ai favorizonte të gjithë përveç kësaj partie.

– Prandaj them se disa gjëra akoma nuk janë të qarta për mua. Pyes, domethënë, a erdhën ata para shtëpisë time për të festuar së bashku fitoren, apo të më provokonin mua për shkak të qëndrimeve të mia publike dhe publikimeve në Facebook?, pyet Behluli duke shprehur edhe një paqartësi:

-Nuk e kuptoj as pse i zgjuan fqinjët e mi me sirena dhe britma!?

Përndryshe, PD dhe PPS (SNS) do t’i kenë nga 10 mandate secila, ndërkaq ju mund të ndiqni gjithçka rreth zgjedhjeve lokale në Bujanoc duke klikuar KËTU.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.