fbpx

PAJAZITI: ME TË GJITHË PËRVEÇ SE ME STOJANÇËN

Nga: N. Stevanoviq

Bujanoc, 25 qershor 2020. Alternativa për ndryshim, e udhëhequr nga Arbër Pajaziti në Bujanoc, është e hapur për të formuar një shumicë të re qeverisëse me të gjithë, pa Stojança Arsiqin.

Pajaziti, bartësi i listës që fitoi 3 mandate këshilltarësh në zgjedhjet lokale në 21 qershor, aktualisht është lideri i vetëm partiak që është deklaruar se me kë nuk do të ishte në një koalicion paszgjedhor.

– Ne i përmbahemi asaj që kemi premtuar në fushatë, nuk ka bashkëpunim me Arsiqin. Përndryshe, konsideroj se rezultati ynë mund të ishte më i mirë, prisnim më shumë – thotë Pajaziti për Bujanovaçke.

Tre këshilltarët e Alternativës, thotë ai, do të japin mbështetje të pakushtëzuar për partitë shqiptare drejt formimit të qeverisjes lokale.

– Nëse ndodh që t’i mungojnë votat ndonjë shqiptar, ata do t’i kenë nga Alternativa, pa kushtëzime, gjë të cilën e kemi premtuar gjatë fushatës – thekson ai.

Duke pasur parasysh konstelacionin e forcave në përbërjen e re të Kuvendit, një rezultat i tillë do të kërkonte bashkimin e dy partive më të mëdha shqiptare – Partisë Demokratike (PD) me 10 këshilltarë dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) me 8 këshilltarë. Mirëpo edhe Pajaziti është i vetëdijshëm se gjasat për një bashkim të tillë mund të maten me promila.

Pas një refuzimi të vendosur të çfarëdo bashkëpunimi të tij dhe tre këshilltarëve që përfaqësojnë Alternativën me Arsiqin, Pajaziti disi i thjeshtoi kombinimet e mundshme pas zgjedhjeve në Bujanoc, kështu që shumica qeverisëse e përbërë nga PD e Nagip Arifit dhe koalicioni rreth Progresive tani është edhe më e mundshme.

Deri te një shumicë parlamentare (21) atyre do t’iu mungojë vetëm një këshilltar, gjë që nuk do të jetë e vështirë për tu siguruar sepse ka edhe kandidatë të tjerë meqë Lëvizja e progresit Demokratik mund t’i ofroj 4 këshilltarë, partitë rome 2 këshilltarë, Unioni demokratik shqiptar (UDSH) një, ndërkohë që nuk duhet harruar edhe Alternativën për ndryshim.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.