fbpx

ARIFI I KA DHËNË AFAT PARTIVE SHQIPTARE QË DERI TË PREMTEN TË MERREN VESHË PËR BASHKËQEVERISJE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 2 korrik 2020 – Nagip Arifi, kreu i Partisë Demokratike (PD) fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, iu dha afat partive të tjera shqiptare deri të premten në orën 1 pasdite për t’u deklaruar se si e shohin veten në një shumicë të mundshme „mbarëshqiptare“.

Në përpjekje për të formuar një qeveri komunale, e cila do të përbëhej nga të pesë grupet që kanë hyrë në kuvendin lokal, me iniciativën e Arifit përfaqësuesit e të gjitha partive lokale shqiptare u takuan të enjten për herë të tretë.

E vetmja gjë që rezultoi nga kjo mbledhje është se pozita e kryetarit të komunës i takon Partisë Demokratike, përkatësisht kryetarit e kandidatit të kësaj partie Nagip Arifi, dhe se të tjerëve u është dhënë një afat për të paraqitur propozimet e tyre për ndarjen e pushtetit.

Ata që njohin zhvillimet në bllokun politik shqiptar vlerësojnë se marrëveshja është akoma larg, pavarësisht tre takimeve dhe gatishmërisë së shpallur në publik që partitë shqiptare të bashkohen.

Përveç negociatave me palën shqiptare, Arifi ditë më pare ishte takuar edhe me përfaqësuesit e koalicionit serb rreth PPS (SNS), gjë të cilën e kishte konfirmuar për Bujanovaçke kreu i saj Nenad Mitrović, duke thënë se ai pret që bisedimet të vazhdojnë.

(Anterfile: Përveç negociatave me palën shqiptare, para ca ditësh Arifi ishte takuar edhe me përfaqësuesit e koalicionit serb rreth PPS (SNS).)

Sipas vlerësimit të tij, është e vështirë arritja e marrëveshjes për një qeverisje lokale “mbarëshqiptare”, ndërkaq, sipas tij, një ide të tillë me siguri “do ta kundërshtonte edhe faktori ndërkombëtar „.

Blloku partive politike shqiptare i përbërë nga 10 këshilltarë të Partia Demokratike, 8 këshilltarë nga Partia për Veprim Demokratik, 4 nga Lëvizje për Progres Demokratik, 3 nga Alternativa për ndryshim dhe një nga Unioni Demokratik Shqiptar, do të kishte një shumicë stabile prej 26 votash në parlamentin lokal.

Nëse Arifi vendos të bashkëpunojë me PPS (SNS), ata do të kenë nevojë për mbështetjen e të paktën një këshilltari tjetër, sepse dy partitë më të forta kanë fituar 20 vende.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.