NË BUJANOC PËRKEQËSIM I SITUATËS ME COVID-19, EDHE DY RASTE TË REJA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21 tetor 2020. Dy raste të tjera të infektimit me virusin corona u konfirmuan në Bujanoc, në 24 orët e fundit, thanë për Bujanovaçke në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc

Sipas fjalëve të drejtoreshës, Dr. Daliborka Pavloviq, situata epidemiologjike në komunë tashmë është përkeqësuar.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Vranjës, situata në Bujanoc dhe Preshevë është dukshëm e paqëndrueshme.

Të martën, kovid-19 u konfirmua te mjeku i Shërbimit të emergjencës ndërsa ende është duke u pritur rezultati i testit edhe për një mjek tjetër, meqë dyshohet se edhe ky është i infektuar me Covid-19.

Numri i njerëzve të infektuar në Bujanoc është rritur në 206, që nga fillimi i epidemisë.

33 persona u shtruan në spital në spitalin kovid të Qendrës Shëndetësore Vranje, nga të cilët 16 ishin pozitivë në virusin corona, njoftoi Shtabi i Situatave Emergjente në Vranje.

Janë 24 pacientë me pneumoni, 10 janë me oksigjenoterapi ndërsa në mesin e të sëmurve nuk është asnjë fëmi.

Spitali Kovid në Vranje aktualisht ka 147 shtretër të lirë.

Sipas raportit të fundit nga Vranja, nga 59 mostra, 20 janë pozitive- 14 nga Vranja, 4 nga Presheva dhe 2 nga Bujanoci.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *