Bujanoc, 21 maj 2020 (Fotografia:Ilustrim nga FB) – Komuna e Bujanocit pritet që të premten të nënshkruaj kontratat me fermerët që janë përfitues të mjeteve të ndara për subvencionimin e bujqësisë.
Kontratat do të nënshkruhen në sallën e Kuvendit të komunës sipas këtij orari:
– nga ora 10 deri në ora 11, nënshkruhen vendimet nga aplikacionet me numrat rendor 1-50.
– nga ora 11 deri në ora 12 vendimet nga aplikacionet me numrat rendor 50 – 100.
– nga ora 12 e tutje vendimet nga aplikacionet me numrat rendor 100 – 295.
Sipas raportimeve të mëhershme, Bujanovaçke ka publikuar të dhënat se nga buxheti i komunës për vitin 2020 për subvencionimin e bujqësisë janë ndarë 20 milion dinarë.