Kamberi thotë se synojnë tri mandate në Parlamentin e Serbisë

Bujanoc, 16. 06. 2020. (Izvor Folonline.com) – Shaip Kamberi, numri një i listës së përbashkët të shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ka thënë se me bashkimin e të gjitha partive shqiptare në zgjedhjet e Serbisë, dy mandate janë të arritshme, porse me angazhim të masës mund të fitohen tri.

Ai ka thënë se duke u bazuar në statistika, mundësia është t’i fitojnë tre deputetë.

“Ne kemi nisur një proces politik me Beogradin që nga 2001 që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginë të Preshevës, atëherë kur Beogradi kishte miratuar një sërë masash për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Por të cilat janë filluar dhe kanë mbetur në gjysmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shqiptarët janë minimalisht të përfaqësuar. Kamberi ka shtuar se do të angazhohen në tema të ndryshme e sidomos në arsim, duke shtuar se për vite me radhë ata janë lënë anash.

Ai ka folur edhe për procesin e pasivizimit, për të cilin thotë se Serbia po e përdorë për ndërrimin e strukturës së popullatës, sidomos në Medvegjë.

“Në Medvegjë ky proces ka ndikuar në zvogëlimin e votuesve shqiptar, u në zgjedhjet e fundit nga tetë përqafues në kuvendin komunal kanë rënë në tre. Pasivizimi nënkupton shlyerjen nga evidenca e vendbanimit të atyre qytetarëve që iu kanë skaduar dokumentet dhe nuk kanë vendbanim valid. Në bazë të ligjit, Serbia shfrytëzon këtë mundësi edhe pse nuk ka të drejtë. Në Preshevë dhe Bujanoc procesi i pasivizimit është më i ulët. Është një proces i rrezikshëm, që Serbia artificialisht po mundohet ta ndërrojë strukturën e popullatës në Medvegjë. Ne po mundohemi që të hiqet ky proces”, ka thënë ai.

Duke folur për gjendjen me koronavirus, ai ka thënë se në Preshevë nuk është evidentuar asnjë rast, në Bujanoc kanë qenë tetë raste, për të cilat thotë se nuk anë qenë shqiptarë.

Shaip Kamberi, numri një i listës së përbashkët të shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ka thënë se është absurde që Beogradi kërkon të drejtat maksimale për pakicat e saj në Kosovë, derisa shqiptarëve të Luginës u mohon të drejtat elementare.

Në Interkativ të KTV-së, Kamberi, ka folur edhe për arritjen e një konsensusi të partive shqiptarë për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi.

Ai ka treguar se Cakaj ka filluar nismën për hapjen e një konsullate në Beograd.

“Vizita e Cakajt ishte në vazhdën e konsultimeve si përfaqësues i Shqipërisë për ndërtimin e listës shqiptare. Cakaj ka edhe një nismë tjetër, ka adresuar në Beograd edhe kërkesën për hapjen e Konsullatës për Luginën. Mjerisht akoma nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë pasi hezitimet që janë në Beograd e prolongojnë këtë çështje. Kemi biseduar për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit dhe prezencës së Shqipërisë sa më të madhe në rajon”, ka thënë Kamberi.

Ai thotë se me anë të listës së përbashkët duan të kenë përfaqësim më të mirë.

“Ne kemi pasur për herë të parë një koalicion më 2007. Kësaj radhe me ndihëm e Cakajt erdhi deri te një kompromis i subjekteve kryesore në Luginë të Preshevës, me përjashtim të Partisë Demokratike Shqiptare të ish-kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa, e cila ka një qëndrim refuzues ndaj pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Duke tentuar me një bashkim forcash të gjithë subjekteve të rrisim fuqinë përfaqësuese të shqiptarëve, t’i imponohemi sa më shumë autoriteteve në Beograd si partner për t’i zgjidhur problemet e tona dhe për të dëshmuar se shqiptarë në Luginë të Preshevës ka shumë më tepër se që proklamon Beogradi. Çështjet kryesore ishin këto. Shpresojmë se do të kemi qasje edhe më të mirë”, ka thënë Kamberi.

Kamberi thotë se çështja e Luginës duhet të adresohet me patjetër në dialogun Kosovë – Serbi.

“Sigurisht se Tirana si anëtare e OKB-së ka mekanizma politiko juridik përmes së cilave mund ta ndihmojnë Luginën e Preshevës. Ne kemi kërkuar që të kemi reciprocitet si të serbëve në Kosovë, që është e drejtë e jona legjitime. Ky është momenti i fundit që zgjidhja e drejtë të gjendet në këto bisedime”, ka thënë ai. “Nuk është e jona të përcaktojmë agjendën e Kosovës në dialog. E pamë se nuk ekziston një konsensus i plotë për shkëmbimin e territoreve dhe Prishtina nuk e do këtë temë. Mirëpo, është e drejtë e jona legjitime që nga Prishtina të kërkojmë që në bisedimet me Beogradit ta shtrojnë të drejtën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

Sipas tij cenimet që janë duke u zbatuar në Luginë bëhen në mënyrë sistematike dhe janë të shumta, qoftë në sferën e arsimit, apo në atë të përfaqësimit.

“Neve na mohohet ekzistenca e gjykatës elementare, është shuar para disa vitesh. Në Preshevë është shuar Gjykata Themelore dhe është vendosur në Bujanoc. Ka shumë segmente të të drejtave që po shkelen. Është absurd që Beogradi të kërkojë të drejtat maksimale, mbi standardet ekzistuese të Bashkimit Evropian, për pakicën e vet këtu, ndërkohë që t’iu mohojë shqiptarëve në Luginë të Preshevës të drejtat elementare”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka shtuar se të gjitha këto janë adresuar edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, Beograd dhe në gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

“Dhe në vazhdimësi te kori diplomatik i adresojmë këto çështje. Nuk mund të tolerohet kjo gjendje që është edhe për kohë të gjatë, sepse diskriminimi sistematik ka ndikuar në ikjen e të rinjve jashtë vendit. Kemi mosnjohjen e diplomave, dhe që përgjigje për këtë ende s’kemi”, ka thënë Kamberi.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *