Bujanoc, 15. nëntor 2024. – Opozita parlamentare e Bujanocit, e cila përbëhet nga tri parti që bashkojnë shqiptarët, ende po mësohet me rolin e saj në anën tjetër të qeverisjes. Sigurisht që i pari sulmohet kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, këtë herë për shkak të punësimit të serbëve në Bibliotekën “14. Nëntor”. Ish-kryetari i Kuvendit lokal, Enver Ramadani, rreth kësaj teme ka publikuar shkrimet e tij në rrjetet socialeankohet për këtë temë në rrjetet sociale.
Nga pushteti lokal nuk kanë dashur të komentojnë zyrtarisht njoftimet e tyre, por rikujtojnë se buxheti komunal këtë vit është i ngarkuar me 55 milionë dinarë në bazë të proceseve gjyqësore që la trashëgimi ish pushteti:
“Nëse Bujanoci do të ishte goditur nga ndonjë cunami, do të ishte më i përballueshëm se sa katër vite të ish – qeverisjes së udhëhequr nga Nagip Arifi. Sepse pas një fatkeqësie natyrore do të merrnim ndihmë, ndërsa kështu si janë gjërat duhet vet t’ia dalim deri në buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha një përfaqësues i pushtetit multietnik lokal.
Por le të shohim se çfarë urtishë kanë thënë Ramadani dhe Mustafi, pikërisht më 14 nëntor, në ditëlindjen e Bibliotekës, sikur problemi më i madh i qytetit tonë të përbashkët është ky ent dhe fakti që në të kanë filluar të punojnë disa serbë, dhe atë në punët e KP-së:
“Gjatë mandatit të kaluar, ne kemi bërë punë dhe angazhim dhe përpjekje për përmirësimin e situatës në Bibliotekën e Qytetit duke siguruar tituj të rinj, duke ruajtur dhe forcuar kuadrin deficit shqiptar, duke marrë donacione nga ambasada, organizata të huaja, institucione kombëtare dhe duke pasuruar fondin me libra në gjuhën shqipe. E gjithë kjo është meritë e ish-drejtorëve Ekrem Xhemaili dhe Kadri Selimi. Kadri Selimi, si ish-drejtor në bazë të Statutit të Bibliotekës, kishte të drejtë të radhitej, por kjo qeveri e përjashtoi nga puna sepse gjoja nuk ka mjete financiare ndërsa sot kemi pesë të punësuar të rinj – 4 serbë dhe një shqiptare. Bujanoci nuk ka pasur kurrë një qeverisje të tillë”, thotë Ramadani.
Mustafi nga ana e tij vetëm vazhdon:
“Pesë punëtorë në Bibliotekën e Qytetit “14. Nëntor” Bujanoc. 4 serbë, 1 shqiptar dhe 0 romë. E larguat Kadriunnga puna? Fuqia e thellimit të pabarazisë. Qeverisja multietnike nuk është shaka”, përfundon me ironi dhe me një psherëtimë të thellë Mustafa.
OPOZITA, KRITIKA PAJAZITIT MBI PUNËSIMIN E SERBËVE NË BIBLIOTEKË
Bujanovačke15. Nov 2024.Uncategorized @sq0
Previous PostBUJANOCI NË TRIBUNËN E KËSHILLIT TË EUROPËS NË TIRANË
Next PostDITA E LUFTËS KUNDËR “VRASËSIT TË HESHTUR”, SHUMË BUJANOCAS AS NUK JANË NË DIJENI SE E KANË KËTË SËMUNDJE