Bujanoc, 19. nëntor 2024. – Presidenti Aleksandar Vuçiq konfirmoi se nga dhjetori pensionet do të rriten për 10.9 për qind, ndërsa paralajmëroi rritje edhe vitin e ardhshëm sepse, siç shpjegoi, ritmi i rritjes do të jetë i lartë.
Siç tha ai, rritja ishte planifikuar në buxhetin e ri.
Në fjalimin e tij para publikut të martën, Vuçiq tha se pret “dorëheqje në Qeveri dhe pozita të tjera të rëndësishme” për shkak të tragjedisë në Novi Sad ngase “përgjegjësia nuk mund të shmanget, duke shprehur edhe një herë ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
Për shkak të aksidentit që ndodhi në stacionin hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona, përfaqësues të opozitës, aktivistë dhe qytetarë që nga e marta kanë bllokuar hyrjen e Prokurorisë dhe Gjykatës në Novi Sad.
Previous PostPRESHEVA DEKOROHET PËR FUNDVIT
Next PostPUNUAN NË DASËM, POR PARA INSPEKSIONIT SILLESHIN SI KRUSHQË