KUVENDI I KOSOVËS VENDOSË: 4 MILIONË EURO PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. nëntor 2024. (Foto nga arkivi) – Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten buxhetin për vitin e ardhshëm, me të cilin është konfirmuar se fondi për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të jetë 4 milionë euro, siç ka shkruar më herët Bujanovaçke.
Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, vlerësoi se ky është një tregues i mbështetjes konkrete dhe të prekshme për shqiptarët e Luginës, siç e quajnë ata territorin e tri komunave në jug të Serbisë.
– Është një mesazh i qartë dhe i fortë nga Kosova që shqiptarët e Luginës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm. Këto fonde do të shkojnë drejt arsimit, për t’u dhënë fëmijëve tanë një dritare më të gjerë drejt së ardhmes; për kulturën, për të ruajtur dhe përmirësuar vlerat tona kombëtare; në sport, për të rritur shpresën dhe energjinë pozitive të të rinjve; dhe në sektorët kyç që përmirësojnë jetën e përditshme – deklaroi Kamberi.
Siç tha ai, ky është një hap që shkon përtej politikës dhe përfaqëson punë reale në shërbim të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në këto zona.
“Lugina është krenaria jonë e përbashkët, edhe më e fortë me Kosovën që na qëndron pranë në këtë situatë të vështirë të imponuar nga diskriminimi shtetëror”, thotë Kamberi.
Krahasuar me këtë vit, fondi për shqiptarët në jug të Serbisë është rritur për një milion euro.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *