Bujanoc, 23. nëntor 2024. Jemi këtu për t’i ndihmuar fermerët dhe jo për të folur marrëzira, tha kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, pas shumë zhurmave dhe akuzave rreth konkursit për bujqit.
Pajaziti u thotë fermerëve dhe KKSh-së se pushteti vendor është në dispozicion të tyre, mbi të gjitha për pjesën teknike të shpërndarjes së parave:
“Unë po mendoj veçanërisht për transferimin e parave nga komunat në llogaritë e fermerëve”
Konkursi i dedikuar vetëm për fermerët shqiptarë është shpallur nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSh) me para nga buxheti i Kosovës, por Ministria përkatëse ka urdhëruar anulimin e tij, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke.
Pajaziti tha se të gjithë e komentuan këtë rast për të fituar pikë politike në kurriz të fermerëve.
Ai kujtoi se si lider lokal i Alternativës, paralajmëroi që në fillim se KKSh, për shkak të kufizimeve ligjore, nuk është një institucion që duhet t’i ndajë këto para. Ai shtoi megjithatë se meqë KKSh është zgjedhja e donatorit, andaj partia e tij në Këshillin kombëtar dha pëlqimin e saj për shapalljen e konkursit.
Siç tha ai, në konkurs kanë aplikuar shumë fermerë, anëtarë të partisë së tij.
“Dhe si autoritet lokal, ne iu përgjigjëm pozitivisht ftesës së KKSh-së për delegimin e stafit profesional nga komuna në Komisionin e Vlerësimit. Me veprimet tona kemi treguar qartë se nuk jemi kundër konkursit apo shpërndarjes së parave të Kosovës”, tha Pajaziti.
Ai kujtoi se pushteti lokal nuk arriti t’i ndihmojë fermerët këtë vit “për shkak të keqmenaxhimit të buxhetit nga qeveria e kaluar”.
“Prandaj është e domosdoshme që të gjejmë zgjidhjen e duhur për të ndihmuar fermerët në këto momente. Ne jemi në shërbim të tyre, thjesht pa politikë. Ne nuk do të ndërhyjmë në punën e KKSh-së”, tha ai.
Previous PostBUGALLAR APO SHOP? LIBRI QË E SHQETËSOI PUBLIKUN
Next PostEUROPA KËRKON NGA SERBIA TA SQAROJ PROCESIN E PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
Related articles
QEVERIA E KOSOVËS DËRGON NJË MILION EURO NË BUJANOC, MUSTAFI: NDIHMË VËLLEZËRVE
Bujanovačke25. Dec 2024.