Bujanoc, 23. nëntor 2024. E ndërsa tensioni mes Kosovës e Serbisë vazhdon, Shqipëria dhe Serbia bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Vitet e fundit Shqipëria ka qenë destinacion veror i preferuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët nga Bujanoci, Vranja dhe qytete të tjera të jugt të Serbisë.
Me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit për bashkëpunim në fushën e turizmit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, bregdeti shqiptar mund të fitojë popullaritet edhe më të madh në mesin e turistëve serbë.
Kontrata u nënshkrua nga Drejtoresha e Organizatës turistike të Serbisë, Marija Laboviq dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, Zana Çela, në Panairin Ndërkombëtar të Verës, Gastronomisë dhe Turizmit “Wine Vision of the Open Balkans”.
Ato thanë se të dy vendet do të punojnë së bashku në të ardhmen për të zhvilluar dhe promovuar asetet dhe potencialin e tyre turistik.
Drejtoresha e Organizatës turistike të Serbisë, Marija Laboviq, ka theksuar se lidhja e Shqipërisë me Serbinë në fushën e turizmit do të jetë shumë e rëndësishme për vizitorët, por edhe për vetë shtetet, transmeton Kosovaonline.
Ajo theksoi se Serbia është e përfaqësuar në panair së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne kemi rënë dakord të punojmë së bashku për të siguruar turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare. Në aspektet kryesore të këtij memorandumi, bashkërisht do të zhvillojmë dhe punojmë për produktet turistike si për turistët shqiptarë ashtu edhe për ata serbë”, tha Çela.
Ajo bëri të ditur se në sajë të këtij memorandum bashkëpunimi, dy agjencitë kombëtare do të organizojnë dhe shkëmbejnë së bashku informacione për evente që promovojnë turizmin, si seminare, ekspozita panairesh etj.
Sipas saj, Serbia dhe Shqipëria do të shkëmbejnë përvoja në aplikimin e strategjive të marketingut me qëllim të zhvillimit të turizmit dhe promovimit të destinacioneve turistike.
“Një fushë tjetër është marketingu dhe reklamimi. Do të shkëmbejmë përvoja në aplikimin e strategjive të marketingut. Do të ndajmë edhe statistikat turistike. Do të punojmë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe infrastrukturës në turizëm. Do të ndajmë informacione të rëndësishme nga fusha e turizmit me përfaqësuesit e mediave”, tha ajo.
Sipas Çelës, të dy vendet do të përpiqen të lidhin biznesin e tyre me industri të tjera dhe do të punojnë së bashku për të lidhur kompanitë që operojnë në industrinë e turizmit.
Početna Uncategorized @sq SHQIPËRIA DHE SERBIA NËNSHKRUAJNË EDHE NJË MARRËVESHJE PËRKUNDËR TENSIONEVE KOSOVARE
SHQIPËRIA DHE SERBIA NËNSHKRUAJNË EDHE NJË MARRËVESHJE PËRKUNDËR TENSIONEVE KOSOVARE
Bujanovačke25. Nov 2024.Uncategorized @sq0
Previous PostEKSPOZITË NË PRESHEVË NGA PIKTORËT E RINJË: ARTI ËSHTË GJUHA E SHQPIRTIT
Next PostNUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Related articles
QEVERIA E KOSOVËS DËRGON NJË MILION EURO NË BUJANOC, MUSTAFI: NDIHMË VËLLEZËRVE
Bujanovačke25. Dec 2024.