Bujanoc, 25. nëntor 2024. Lajm i mirë për prodhuesit vendor bujqësor nga Bujanoci dhe rrethina.
Pasi portali ynë shkroi për kërkesat ebujqëve lokal për t’i lejuar sërish që ditën e tregut t’i shesin produktet e tyre në rrugë, Komuna njoftoi se këta bujq të hënave do të kenë hapësirë falas brenda tregut.
“Prodhuesit vendor do të kenë hapësirë në hyrje të tregut dhe do të kenë prioritet ndaj qiramarrësve të tjerë të tezgave”, tha Arbër Pajaziti, kryetar i Komunës së Bujanocit.
Siç shtoi ai, ky rregull do të hyjë në fuqi së shpejti, sigurisht para fundit të vitit.
Meqenëse u ndaluan të shisnin të hënën përgjatë rrugës Mbreti Milutin, prodhuesit vendas nuk e fshehën pakënaqësinë e tyre.
Siç thonë ata, në vetë tregun e kanë të vështirë të marrin hapësirën dhe tezgat nga stërshitësit.
Tregu i Bujanocit të hënën është një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe shumë prodhues të vegjël sigurojnë ekzistencën e tyre duke shitur këtu.
Previous Post"BLACK FRIDAY" NË OPTIKËN L&M! BËHUNI GATI PËR AKSION TË PAIMAGJINUESHËM
Next PostPATRIOTIZMI NË VEPËR: GJUAJTJA E SHTRIGAVE NGA NEVZADI