fbpx

Lejohet puna e restoraneve por vetëm përmes sportelit apo porosive

Nga N. Stevanovic

Bujanoc, 24 mars 2020 (Foto: Ilustrime nga Bujanovaçke) – Shtabi komunal i emergjencave në Bujanoc ka vendosur të lejojë punën e restoraneve dhe pikave të shitjes së ushqimit të shpejtë duke organizuar punën përmes dërgesave dhe marrjes së ushqimit me porosi, krahas obligimit për zbatimin e të gjitha masave të parapara.

Objektet e përgatitjes së ushqimit janë të përjashtuar nga vendimi për ndalimin e punës së të gjitha objekteve hotelierike në bazë të rekomandimit nga Oda ekonomike e Serbisë.

– Nga vendimi ekzistues përjashtohen objektet me kuzhina, restoranet, kafenet dhe lokalet „fast food“, të cilave me këtë vendim iu lejohen të ofrojnë ushqime dhe të marrin porosi. Porosit dërgohen dhe merren me respektin maksimal të masave për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Iu mbetet punonjësve të këtyre objekteve t’i zbatojnë këto masa, ose duke hapur sportele ose në formë të ngjajshme, por kurrsesi nuk do të lejohet grumbullimi i njerëzve e krijimi i tollovive – ka thënë Komandanti i Shtabit Shaip Kamberi.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Shtabi gjithashtu informon fermerët bujqësorë se për ta nuk vlenë ndalimi i qarkullimit nga ora 17.00 – 05.00, duke iu lejuar puna në arat e tyre deri në ora 20.00.

Dozvoljava se rad restoranima, ali samo za dostavu hrane




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.