ARRESTOHET PUNËTORI I QENDRËS PËR PUNË SOCIALE NË BUJANOC

Bujanoc, 18 maj 202o. – Departamenti Special për luftimin e korrupsionit në Nish të hënën në mëngjes i ka caktuar mbajtjen e një punonjësi social nga Bujanovac, me inicialet D.T. – u konfirmua jozyrtarisht për Bujanovaçke nga disa burime.

Sipas një shkrimi në të prëditshmen Blic, ndalimi ishte caktuar edhe për një punonjës të Qendrës për Punë Sociale në Vranjë, me inicialet D.M.

Besohet se D.M. ka marrë si dhuratë një telefon celular në vlerë prej 1.000 euro nga personi me inicialet S.R. nga Bujanoci për të nxjerrë një aktvendim me qëllim të birësimit të fëmije, megjithëse në atë kohë S.R. nuk ishte në Serbi por në Zvicër, dhe se kjo është arsyeja pse nuk kishte kushte ligjore për të nxjerrë një aktvendim të tillë.

„Ndërsa në raport thuhet se personi në fjalë ishte këtu dhe se ishin plotësuar të gjitha kushtet. I dyshuari i parë D. M. mori dhuratë një telefon celular nga birësues i mundshëm për të përpiluar dokumentacionin e nevojshëm për birësim jashtë procedurës, ndërkaq në ditët në vijim do të dihet edhe shuma e saktë dhe rrjedha e këtij rasti. Një pjesë e dokumenteve është bërë nga D. T. „- thonë ata nga Prokuroria, transmetuar nga “Južne vesti”.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *