fbpx

SHQIPTARËT NGA JUGU I SERBISË PRESIN NË GRAÇANICË PËR T’I MARRË 100 EURO

Bujanoc, GraçanicË, 10. qershor 2020. (Fotografi nga KosovoOnline) –Radhët e gjata të shfaqura ditëve të fundit para ekspoziturës së Bankës komerciale në Graçanicë kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, dhe arsyeja për turmën e pazakontë, e cila pret me orë të tëra para hyrjes së kësaj banke, siç mësuam në vendin e ngjarjes, është numri i madh i klientëve shqiptarë, kryesisht nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët erdhën për ta marrë ndihmën financiare prej 100 eurosh, të ndara për qytetarët nga Qeveria e Serbisë, shkruan KosovoOnline.

 Radhët janë të gjata disa dhjetëra metra. Përveç banorëve të Graçanicës, në pritje të marrjes së kësaj ndihme aty gjendjen edhe shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët janë të paisur me karta identiteti të Serbisë.

 -Unë po vij për herë të tretë. Tollovi e madhe. Shumë njerëz nuk i përmbahen rendit. Kam ardhur për të marrë 100 euro dhe falënderoj Serbinë që na dha këto para për shkak të virusit. Tani që erdha për herë të tretë mezi ia dola t’i tërheqë paratë  –  tha Sejdi Beka nga Banja e Sijarinës.

 Sinan Osmanović nga Medvegja gjithashtu priti disa orë për t’i tërhequr paratë.

 -Unë kam qenë këtu që nga ora 7 e mëngjesit. I mora paratë. Tani gruaja është në pritje të marrë pensionin e saj – tha Osmanović. Kur e pyetëm pse nuk i tërhoqi paratëa në Medvegjë, ai u përgjigj se ishte musafir me vajzën e tij në Prishtinë.

 –Unë mbeta këtu për shkak të pandemisë. Kemi ardhur për t’i marrrë pensionet, turmat janë të mëdha, sepse të gjithë erdhën për 100 eurot e ndara nga Serbia dhe banka e ka të pamundur t’iu shërbejë të gjithëve – na tha Osmanović.

 Ndihma financiare e Qeverisë së Serbisë prej 100 euro në Kosovë paguhet në ekspoziturat e Bankës komerciale në Graçanicë, Shtërpcë, Ranillug dhe Mitrovicë.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.