fbpx

KAMBERI: PRANIA E SHQIPËRISË E DOMOSDOSHME

Bujanoc, 12. qershor 2020. Ministri shqiptar për Evropën dhe punë të jashtme, Gent Cakaj, vizitoi të enjten Bujanocin për të „koordinuar veprimet konkrete në agjendën e përbashkët për Luginën e Preshevës“, siç thotë një nga mikpritësit e Cakajt, kryetari Shaip Kamberi.

– Prania e Shqipërisë në Luginën e Preshevës është e nevojshme dhe veçanërisht e mirëpritur – njoftoi Kamberi në Facebook pas takimit me Ministrin shqiptar.

Në takimin me Cakajn të zhvilluar në Komunën e Bujanocit morën pjesë kryetari i Kuvendit të komunës Adnan Salihi, deputeti Fatmir Hasani, por edhe lideri i listës zgjedhore të Partisë për veprim demokratik (PVD), Driton Rexhepi.

Ministri vizitoi edhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), ku u prit nga kryetari Ragmi Mustafa.

Protokolli nuk parashikonte deklarata për media.

Siç mësojmë, Cakaj vizitoi edhe shkollën „Sami Frasheri“ në fshatin Luçan, e cila do të rinovohet me fonde nga qeveria shqiptare.

Pas Preshevës dhe Bujanocit, ministri shqiptar do të qëndrojë nesër në Medvegjë, duke përfunduar vizitën e tij në jug të Serbisë qendrore.

Kamberi: Prisustvo Albanije neophodno




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.