fbpx

NË NJË “MERCEDES” QË SHKONTE PËR GJILAN U GJETËN 75.000 EURO

Bujanoc, Horgosh, 30 qershor 2020 (Foto: Administrata Doganore) – Në një Mercedes me targa gjermane, me të cilin po udhëtonin për Gjilan tre shqiptar, shtetas të Serbisë, duke hyrë në Serbi përmes vendkalimit kufitar në Horgosh doganierët zbuluan 75.000 euro në një qese me ushqime dhe në valixhe, thuhet në njoftimin e Administratës Doganore.

– Kur u pyetën nëse kanë ndonjë gjë për të raportuar, të tre pasagjerët u përgjigjën prerazi, duke thënë se përveç bagazhit personal me vete kanë edhe nga 5.000 euro për person – thuhet në njoftimin e Doganës.

Se kjo nuk ishte e vërtetë u pa që në fillim të kontrollit, kur doganierët “në një çantë ushqimesh e vendosur nën këmbët e pasagjerit gjetën një qese prej letre me 50.000,00 euro „.

Pastaj, edhe në valixhen e shoferit u gjet një zarf me 17,000 euro të padeklaruar, ndërsa pasagjerët kishin gjithsej 7.600 euro të tjera në çantat dhe kuletat e tyre.

Pasagjerëve iu kthyen 10.000 euro, të cilat mund të transferohen përtej kufirit pa u deklaruar, ndërkaq rreth 45.000 euro u konfiskuan deri në fund të procedurës para gjykatës.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.