SHKOLLA “SVETI SAVA” NË BUJANOC E VETMJA QË SHKOLLON DOGANIERË NË NIVEL QARKU

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30 qershor 2020. Shkolla e mesme „Sveti Sava“ në Bujanoc edhe këtë vit do të regjistroj maksimalisht 120 sematurantë të shkollave fillore, ndërsa është shkolla e vetme në Qarkun e Pçinjës që mund të ofrojë gjimnazistëve të ardhshëm profil edukativ të „teknikut doganor“.

Pas më shumë vitesh, kjo shkollë e Bujanocit po e rikthen profilin e „teknikut doganor“ dhe se në këtë paralele do të regjistrohen 30 nxënës.

-Jemi duke regjistruar katër paralele në klasë të parë, me më së shumti 30 nxënës. Në shkallën e katërt, si deri më tani ende e kemi profilin arsimor „administrator financiar“ dhe „infermiere – edukator“, krahas profilit të ri „teknik doganor“. Me shkallë të tretë, kemi mbajtur paralelen e kombinuar „kuzhinier-kamerier“, me nga 15 nxënës secila – thotë për Bujanovaçke, drejtoresha e shkollës Biserka Joviq.

Për dallim nga vitet e kaluara, nuk ka më profil arsimortë „teknikut mekanik të automjeteve motorike“, por, siç u thanë në shkollë, është e mundur që ndryshimet të ndodhin deri në fund të ditës.

Sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, plotësimi i listës së dëshirave për regjistrim në shkollat e mesme fillon të Mërkurën.

Për vite me radhë profili më i popullarizuar në shkollën e Bujanocit është „infermiere – edukatore“, duke qenë edhe paraleleja e parë ku plotësohen të gjitha vendet.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *