fbpx

KONSFISKIM CIGARESH NË HORGOSH, SHOFERI I AUTOBUSIT NGA TËRNOCI

Bujanoc, Horgosh, 1 korrik 2020 (Foto: Administrata Doganore) – Në vendkalimin kufitar në Horgosh, në dalje nga Serbia, u parandalua një përpjekje për të kontrabanduar 930 pako cigaresh të fshehura në „bunkerin“ e modifikuar brenda një autobusi me targa të Kosovës, i cili qarkullonte në një linjë të rregullt për në Gjermani, njoftoi sot Administrata Doganore, raporton Tanjug.

Administrata doganore njoftoi se shoferi 33-vjeçar nga Tërnoci është ndaluar në mbajtje nga policia, ndërkohë që do të mbahet edhe autobusi i ndaluar për shkak të riparimeve të zgavrave për ta kthyer në gjendje të fabrikuar.

Siç thuhet, pasi të gjithë 39 pasagjerët që po kalonin dje në vendkalimin kufitar Horgosh,morën çantat e tyre me qëllim të kontrollit, doganierët inspektuan autobusin dhe dyshuan se në bagazhin e pasagjerëve kishte një zgjatje të pazakontë të veshur me tapiceri.

Kur u bë çmontimi fizik anash shtratit të shoferit, pas tapicerisë doganierët vërejtën një zgavër për rezervoar, e ridizajnuar si “bunker” me qëllim të kontrabandimit, nga e cila doganierët nxorën 930 pako me cigare “kent”, “davidov dhe “marlboro” me pulla akcize të Republikës së Serbisë.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.