fbpx

BUJANOCI MES 5 KOMUNAVE ME NATALITET MË TË LARTË, POR EDHE ME VDEKSHMËRI MË TË ULËT

Bujanovac, 3 korrik 2020 (Foto nga arkivi: Ilustrim) – Në krye të listës me indeks më të ulët të vdekshmërisë në Serbi janë Bujanoci dhe Presheva, komuna këto që gjithashtu janë edhe në listë në mesin e 5 vendbanimeve me nivelin më të lartë të lindshmërisë në Serbi, tregojnë të dhënat e Entit statistikor.

 Bujanoci dhe Presheva janë dy nga vetëm 7 komunitetet lokale në vend me një shtim natyror të popullësisë.

 Në vitin 2019, në Bujanoc kanë lindur 452 banorë, ndërsa 373 kanë vdekur, ndërkohë që statistikat janë edhe më të mira në Preshevë, ku ka pothuajse dyfish më shumë lindje sesa vdekje – 224 vdekje dhe 417 lindje.

 Megjithatë, sipas Juzhne vesti, këto dy komuna janë një përjashtim jo vetëm në jug të Serbisë.

 Ndër 5 vendet me nivelin më të lartë të vdekshmërisë në Serbi në vitin 2019, më shumë se gjysma e tyre janë nga jugu – Cërna Trava, Babushnica dhe Gaxhin Hani.

 Për shembull në Crna Travë, vetëm 4 foshnje kanë lindur në vitin 2019 dhe 42 persona kanë vdekur.

 Trendi negativ i rënies së numrit të popullësisë në Serbi vazhdoi edhe vitin e kaluar, gjykuar sipas statistikave „të zeza“, veçanërisht në jug të vendit.

 „Tendencat e pafavorshme në lëvizjen natyrore të popullatës, dhe veçanërisht dallimet rajonale, në mënyrë më të plotë mund të pasqyrohen në nivelin e qyteteve dhe komunave. Nga numri i përgjithshëm i vendeve, shkalla e rritjes natyrore është pozitive në 7 prej tyre“- thuhet në njoftimin e Entit statistikor.

 Ndërsa sa i përket qyteteve më të mëdha në jug të Serbisë, Nishi si qyteti më i madh, vitin e kaluar kishte pasur 2.514 foshnje të lindura, ndërsa kishin vdekur 3.485 persona, një statistikë kjo e ngjajshme si për vitin 2018.

 Në Leskoc gjatë vitit 2019, kanë lindur 1,061 foshnje, ndërsa kishin vdekur 2.077 persona, ndërsa situata është më e mirë në Vranjë, ku kishte 756 lindje dhe 1.014 vdekje të regjistruara.

 Vitin e kaluar, Prokuplje kishte 400 lindje dhe 698 vdekje, ndërkaq të dhënat për Pirot tregojnë se kishte 415 lindje dhe 828 vddekje.

 Përndryshe numri i vlerësuar i popullsisë në Serbi, pa Kosovën, është 6.945.235 banorë.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.