MITROVIQ: NUK PO KËRKOJMË POSTIN E KRYETARIT TË KOMUNËS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 6 korrik 2020. Koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe PPS (SNS), siç thotë lideri i tij Nenad Mitroviq, ende është duke pritur për „rezultatin e negociatave të shumicës shqiptare “ ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë përgjigje mbi propozimin e javës së kaluar për formimin e qeverisjes komunale drejtuar Nagip Arifit  dhe Partisë Demokratike (PD).

Spekulimet në opinion se PPS i kërkoi Arifit – si fitues i këtyre zgjedhjeve – një zgjidhje me rotacion për pozitën e kryetarit të komunës pas dy vjetësh, nenad Mitroviq i cilësoi ato si dezinformata.

– Po e përsërisë, ne nuk po kërkojmë, nuk kemi çka të kërkojmë prej askujt, askush prej nesh nuk pretendon ndonjë të drejtë atje, mirëpo as nga ne e as nga PD nuk ka pasur propozime për rotacion sa i përket pozitës së kryetarit të Komunës  – thotë Mitroviq .

E vërteta është, shton ai, se propozimi i PPS është që funksionet të ndahen ekskluzivisht në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, përkatësisht që të dy pozicionet më të rëndësishme – kryetari i komunës dhe kryetari i kuvendit të ndahen midis dy opsioneve politike me numrin më të madh të vendeve të fituara për këshilltarë në Kuvend.

– Ne konsiderojmë se nëse ndodh një ndarje e tillë e pushtetit, do të respektohej vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e 21 qershorit, por gjithashtu do të ishte një garanci për stabilitetin politik afatgjatë, zhvillimin ekonomik, vendet e reja të punës dhe përparimin e përgjithshëm të komunës së Bujanocit – thekson Mitroviq.

Bujanovaçke me gjithë përpjekjet e bëra nuk ia ka dalë të merrë një përgjigje nga Nagip Arifi se cili është qëndrimi i tij sai përket negociatave rreth „shumicës qeverisëse mbarëshqiptare“ si dhe çfarë qëndrimi ka PD-ja për propozimin e PPS-ës.

Përgjigjen ndaj pyetjes së parë ndoshta mund ta marrim sot, në konferencën e caktuar nga partia e dytë shqiptare për nga numri i mandateve të fituara – Partia për Veprim Demokratik (PDD).




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *