PËRSËRITET TESTIMI PËR BUJANOCASIT, JAVËN E KALUAR NGA COVID -19 NË VRANJË VDIQËN GJASHTË PERSONA

Nga: N. Stevanoviq

 Bujanoc, Vranjë, 7 korrik 2020. Për tre pacientë me simptoma të Covid-19 nga Komuna e Bujanocit, rezultatet e të cilëve do të duhej të ishin të ditur të hënë, testimi do të përsëritet, iu tha Bujanovaçkes në Shtëpinë e shëndetit, ndërkohë nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë (EMSHP) kumtuan se gjatë javës së kaluar nga koronavirusi kanë vdekur 6 pacientë nga Vranja.

 Prania e virusit COVID-19 gjatë kësaj periudhe u konfirmua te 117 persona nga Vranja dhe 5 persona nga komunat e tjera të rrethit Pçinjës, tha të hënën Svetllana Stojanoviq, drejtoreshë e Entit për mbrojtjen e shëndetit publik (EMSHP) në Vranjë.

 Deri te këto rezultate është ardhur pas analizës së 356 mostrave të cilat nga Vranja ishin dërguar në Laboratorin “Vatreno oko” në Beograd.

Sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, prania e virusit korona gjatë[ javës së kaluar është regjistruar te dy banorë të komunës së Bujanocit, dy të Surdulicës dhe te një banor nga  Vladiçin Hani, mirëpo javën e kaluar Shtëpia e shëndetit në Bujanoc konfirmoi edhe tre raste të reja.

 Sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik (EMSHP) në Vranjë, që nga fillimi i pandemisë me virusin korona në Vranjë janë infektuar 645 qytetarë, ndërkaq në Bujanoc – sipas informacionit zyrtar nga Shtëpia e shëndetit – janë infektuar 31 qytetarë.

 Tre pacientë të rinj në Bujanoc u regjistruan të hënën e kaluar (6 korrik).

Sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik (EMSHP) në Vranjë  nga 6 Marsi deri më sot, nga infeksioni me virusin COVID-19 në Bujanoc kanë vdekur 3 persona, ndërkaq në Vranjë kanë vdekur 18 persona.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *