fbpx

SITUATË E JASHTËZAKONSHME NË BUJANOC

 Bujanoc, 8 korrik 2020 – Përhapja alarmante e virusit Korona ka bërë që Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme të shpallë sitatë të jashtëzakonshme në territorin e komunës së Bujanocit, raporton gazetari i Bujanovaçkes nga seanca e Shtabit, punimet e së cilës janë ende duke vazhduar.

Bujanovaçke së shpejti do t’ju informojë se çfarë përmbanë ky vendim, por një gjë është e sigurt se orari i punës i ambienteve të hotelierisë do të kufizohet deri në orën 20 të mbrëmjes, krahas ndalimit të çdo lloj tubimi të qytetarëve.

Sipas doktoreshës Llella Jovanović, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, numri i të infektuarve me virusin Korona është shumë më i madhë se sa numri i publikuar deri më tani – 31, dhe se aktualisht priten rezultate për 8 persona të testuar, të cilët, siç tha ajo, sigurisht se do të dalin pozitiv.

– Shumë nga qytetarët tanë së pari i janë drejtuar Vranjës, mirëpo ka edhe nga ata që kanë simptoma, por nuk kërkojnë ndihmën e mjekëve. Gjithashtu, testet serologjike dhe ato të ashtuquajturat testime të shpejta që ne bëjmë nuk janë të besueshme, ato tregojnë një rezultat negativ, dhe pas testit PCR, tregohet se pacienti është pozitiv ndaj virusit Korona, tha ajo.

Jovanoviq shtoi se 70 deri 80 qytetarë me simptoma të COVID -19 çdo ditë kërkojnë ndihmën mjekësore  në Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, me raste të shpeshta të pneumonisë dhe temperaturës së lartë trupore.

– Më të rrezikuarit janë banorët e zonës së Klenikut, Tërnovcit dhe qyteti i Bujanocit, saktësoi drejtoresha.

Ajo tha se „ka kolapsuar sistemi shëndetësor në Vranjë „. Që nga sot në mëngjes, brenda Qendrës shëndetësore, është hapur edhe  Spitali i 4-të Kovid në objektin e Neuropsikiatrisë, duke u mbushur të gjitha kapacitetet.

Si një problem tjetër, doktoresha Jovanoviq përmendi faktin se që nga java e kaluar një numër i qytetarëve të Vranjës mbrëmjet i kanë kaluar në kafiteritë dhe restoranet e Bujanocit, për shkak se atje është shpallur situata emergjente që prej javës së kaluar dhe puna e ambienteve të hotelierisë ishte e kufizuar deri në orën 20.00 të mbrëmjes.

Në seancën e Shtabit, u tha se në Qarkun e Pçinjës me covid19 u konfirmuan 667 persona, shumica nga ta – 528 raste nga qyteti i Vranjës.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.