Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. qershor 2024. Përsëritja e zgjedhjeve lokale në dy vendvotime të komunës së Bujanocit do të mbahet të enjten më 13 qershor, ka vendosur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.
Më 13 qershor në zgjedhje do të dalin Bujanocasit në vendvotimin nr 46 (Shtëpia e kulturës), sikur edhe banorët e Muhocit (vendvotimi nr. 11).
Zgjedhjet e mbajtura në këto dy vendvotime janë anuluar nga komisioni zgjedhor sipas detyrës zyrtare, për shkak se vendvotimi në Muhoc është mbyllur në ora 14:25, ndërsa në vendvotimin nr. 46 askush nuk ka nënshkruar procesverbalin e punës së këshillit zgjedhor.
Përsëritja e zgjedhjeve pritet në qendrën e votimit 47 në Shtëpinë e Kulturës, si dhe në fshatin Zhbevc (Vendvotimi 33), por data ende nuk është caktuar, sepse vendimi i komisionit zgjedhor për anulimin e zgjedhjeve në këto vende është ende i hapur për ankimim. Fronti për Ndryshim ka kërkuar anulimin e votimit në Konçul, të cilin KKZ-ja e ka refuzuar, por ky vendim mund të ankimohet edhe në Gjykatën e Lartë në Vranjë.
Të gjitha detajet për përsëritjen e votimit në vendvotimet në komunën e Bujanocit mund t’i shihni në tekstin e mëposhtëm.
KKZ: ZGJEDHJET DO TË PËRSËRITEN NË DY VENDVOTIME NË BUJANOC, NË ZHBEVCË, POR JO EDHE NË KONÇUL