Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. dhjetor 2023. Lojtarët e klubit të futsalit KFV “Zufo” ishin më të mirë se skuadra e BSK-së në derbin e qytetit të Bujanocit të luajtur të hënën në mbrëmje në Pallatin e Sporteve “Rinia” në Bujanoc. Zufo mposhti BSK-në me rezultat 3:1.
Lojtari i ndeshjes u shpall kapiteni i KFV-së Zufo Enis Iseni.
Derbi i qytetit ngjalli interesim të madh te adhuruesit e futsallit në Bujanoc dhe u luajt në një atmosferë të vërtetë sportive para tribunave pothuajse të mbushura.
Pas 10 xhirove të luajtura në Ligën e Tretë të Futsalit – Lindje, BSK është në vendin e pestë të tabelës me 18 pikë, ndërsa rivali i qytetit Zufo ka tre pikë më pak dhe zë vendin e shtatë.
Previous PostMBRËMJE SERBE NË MANIFESTIMIN “DUART E VYERA” NGA ORA 18.00
Next PostNË LILANCË PO NDËRTOHET RRUGA QË NUK ISHTE NË KËRKESAT E BL, BANORËT LOKAL PARALAJMËROJNË PADI NDAJ KOMUNËS