Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3 gusht 2020. Në dy ditët e fundit, në Bujanoc janë shënuar 10 raste të reja të infeksionit me Covid – 19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 140, që nga fillimi i epidemisë.
Numri më i madh i të infektuarve të fundit është, si edhe më parë, nga Bujanoci, Tërnoci dhe zona e Klenikut.
Sipas fjalëve të drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, dr. Llella Jovanoviq, gjatë fundjavës kishte më pak pacientë në ambulancën Covid, por ka të ngjarë, siç tha ajo, që një numër i madhë i njerëzve janë duke i injoruar thirrjet e mjekëve bujanocas dhe nukpo paraqiten me kohë për vizita mjekësore.
– Para së gjithash fjalën e kam për banorët e Tërnocit. Është e qartë se shumica e njerëzve po tentojnë ta trajtojnë veten në shtëpi, gjë që është plotësisht e gabuar dhe për këtë, unë e kolegët e mi, kemi folur shumë herë deri më tani. Në atë mënyrë, ata e sjellin veten në një situatë kur gjendja e tyre përkeqësohet aq shumë sa që është i nevojshëm hospitalizomi i tyre. Po e përsëris, në shfaqjen e parë të simptomave karakteristike të kovidit, siç është ngritja e temperaturës, telefononi ambulancën Covid- thekson Dr. Jovanoviq.
Të hënën, sipas drejtoreshës, situata në qytet është përsëri kaotike për shkak të ditës së tregut, duke shtuar se se masat e përcaktuara kundër Covid – 19 ende nuk janë duke u zbatuar plotësisht.