BEHLULI ME LUM FYERJESH NDAJ DR. LLELLA JOVANOVIQ

Bujanoc, 12. gusht 2020 (Foto: Llogaria e Nexhat Behlulit në facebook) – Biznesmeni lokal dhe punonjësi medial Nexhat Behluli, përmes llogarisë së tij në facebook akuzoi drejtoreshën e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr.Llella Jovanoviq, për urrejtje ndaj shqiptarëve.


Postimi i Nexhat Behluli

Bazuar në paraqitjet e saj në media, Behluli shkruan se drejtoresha kultivon “urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve”.

Me një lum epitetesh fyese drejtuar drejtoreshës, ai pretendon se Jovanoviq akuzon drejtpërdrejt shqiptarët për përhapjen e Covid-19:

“Nëse përcillen me vëmendje paraqitjet publike të këtij personi të sëmurë mendor, shihet se prioritet i saj është shprehja e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Ajo në mëngjes urren shqiptarët, pasdite urren serbët e në mbrëmje edhe vetveten, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Nexhat Behluli, pronarë i televizionit lokal “Spektri”

Dr. Jovanoviq disa herë kishte deklaruar se banorët e Tërnocit, i banuar ekskluzivisht vetëm me shqiptarë, edhe pse kanë simptome të Covid-19 nuk vijnë për t’u kontrolluar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *