Bujanoc, 28 gusht 2020 – Tregu i gjelbër dhe ai i bagëtive në Bujanoc do të jetë i hapur nga e hëna, kështu është vendosur në seancën e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme që ende është duke i zhvilluar punimet.
Ende nuk është marrë vendim për heqjen e situatave të jashtëzakonshme, e cila mbetet ende në fuqi.
Më herët Shtabi komunal kishte vazhduar orarin e punës së objekteve gastronomike, kazinove dhe bastoreve deri në orën 23:00.
Në 3 ditët e fundit, janë regjistruar 2 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 184.