SHUMË BUJANOCAS E KANË KALUAR VIRUSIN KORONA, PA E DITUR SE JANË INFEKTUAR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 6 nëntor 2020. Në pesë ditët e nëntorit, në Bujanoc janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, vetëm katër më pak se në tërë muajin e kaluar. Drejtoresa e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavloviq, thotë për Bujanovačke se testet përcaktuan se shumë qytetarë e kishin kaluar infeksionin me këtë virus, pa pasur ndonjë njohuri për këtë.

Ajo shton se është e qartë që situata epidemiologjike po përkeqësohet, por ajo këmbëngul se është ende nën kontroll.

– Është indiative që testet serologjike në një numër të madh të pacientëve të cilët tani paraqiten në ambulancën Covid, për shkak të simptomave të tilla si temperatura e lartë, tregojnë praninë e antitrupave, që do të thotë se ata kanë kaluar tashmë Covid-in, ndëra simptomat kanë shkaktarë të tjerë – thotë Dr. Pavloviq.

Sipas drejtoreshës, Shtëpia e shëndetit mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate rritjes drastike të numrit të ekzaminimeve, me ç’rast deri në orën 11 të së enjtes ishin kryer 30 kontrollime, ngase disponojmë me numër të mjaftueshëm të punonjësve shëndetësor në mënyrë që ambulanca Covid të punojë normalisht në dy ndërrime.

Me 12 rastet e reja të koronavirusit, është rritur në 227 numri i përgjithshëmi të infektuarëve në Komunën e Bujanocit .




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *