NUMRAT NË RËNIE EDHE NË QARKUN E PÇINJËS, NUK KA ZBUTJE TË MASAVE AS PËR PASHKË

Bujanoc, 26 prill 2021 – Gjatë 24 orëshit të fundit në Qarkun e Pçinjës u regjistruan 43 raste të infektimit me virusin korona, por përkundër rënies së numrit të pacientëve të rinj, autoritetet thonë se nuk duhet të merren parasysh masat lehtësuese , sidomos hapja e hapësirave të mbyllura në objektet e gastronomisë.

– Ka gjasa që masat e njëjta të mbesin në fuqi edhe më tutje. Dua t’u them qytetarëve të Serbisë që të durojnë edhe pak. Edhe dy-tre muaj të tjerë dhe ne jemi afër qëllimit. Na duhet më shumë kujdes, masa parandaluese dhe imunizim masiv – i tha RTS Sekretari shtetëror i Ministrisë së shëndetësisë Mirsad Gjerlek.

Numri i pacientëve të sëmurë gjatë prillit në Bujanoc mbetet në 272 persona, ngase Shtëpia e shëndetit nuk bënë tstime të dielave.

Në vendbanimet e tjera, numri i rasteve të reja është një shifror, përveç në Vranje, ku janë konfirmuar 25 raste të reja.

Në Vladiçin Han dhe Surdulicë, kishte nga 7 qytetarë të goditur, ndërsa në Bosilegrad 4.

Gjithsej janë testuar 162 mostra, që do të thotë se përqindja e të infektuarve është 26.5 përqind.

93 pacientë u shtruan në spitalet kovod të Qendrës shëndetsore në Vranjë, nga të cilët 86 kanë rezultuar pozitivë në virusin korona, të gjithë me pneumoni bronkiale.

62 pacientë I janë nënshtruar oksigjenoterapisë.

3 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, 6 u liruan, njëri prej të cilëve u dërgua në Nish.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *