Bujanovaçke, 28 prill 2021.- Të mërkurën, Dr. Dejan Stojanoviq u shkarkua nga pozicioni i shefit të Shërbimit emergjent të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, konfirmoi për Bujanovaçke drejtoresha e këtij enti, Dr. Daliborka Pavloviq.
– Ka të bëjë me vendimin tim personal. Thjesht me të nuk kemi pasur ndonjë bashkëpunim ndërkaq unë zgjedh ekipin me të cilin mund të punoj. Kjo është gjithçka që kam për të thënë në lidhje me këtë temë – thotë Pavlloviq.
Stojanoviq thotë se këtë mëngjes ai mori vendimin e drejtorit për ndërrimin:
– Jam shkarkuar pas më shumë se 8 vitesh në këtë detyrë. Në vendimin që ma dorëzuan mua, drejtoresha nuk ka treguar arsyet e vendimit të saj. Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë, por patjetër që do të ketë një reagim publik nga unë – tha Dr. Stojanoviq.
Mund të thuhet se ky është vetëm kulmi i keqkuptimeve midis drejtoreshës dhe shefit.
Bujanovaçke më herër kanë shkruar për problemin me orarin e turneve të punës në Emergjencë, por edhe për iniciativën e disa punonjësve nga ai shërbim, të cilën Pavlloviq e kishte refuzuar, për të transportuar ish kolegun e tyre me ambulancë nga Nishi në Sremska Kamenicë.
Shefja e re Emergjencës tani është emëruar Dr. Olivera Tonevska nga Vranja.