NË BUJANOC NJË RAST POZITIV, 15 NË NIVEL QARKU

Bujanoc, 25 maj 2021 – Pas testimeve të bëra të hënën në Bujanoc u regjistrua vetëm një pacient i prekur me Covid-19.

Në gjithë Qarkune Pçinjës ka një trend të rënies së numrit të personave të prekur me këtë virus.

Sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi i Qytetit të Vranjës për situata emergjente, nga 275 mostra në nivel Qarku, u konfirmuan 15 raste positive në Covid-19.

Nga ai numër, 5 janë nga Vranja, Surdulica dhe Bosilegrad me nga 3, Vladiçin Hani 2, dhe Bujanoci e Presheva me nga një rast pozitiv.

Në territorin e Serbisë u regjistruan 376 raste nga 9000 mostra të testuara, ndërkohë që 11 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *