MILLKOVIQ: PËR NUMRIN E MADHË TË QENVE ENDACAK E GJITHË PËRGJEGJËSIA BIE MBI KOMUNËN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7 qershor 2021. – Vetëqeverisja lokale është ekskluzivisht përgjegjëse për situatën në rrugët e Bujanocit në lidhje me qentë e braktisur, thotë për portalin tonë, Miodrag Millkoviq, drejtori i Stacionit të Veterinës.

Ai thekson se edhe pas më shumë se dy muajsh nga skadimi i kontratës ndërmjet Komunës dhe Stacionit të veterinës mbi kujdesin e qenve endacak, autoritetet komunale nuk kanë shpallur tender të ri.

-Përgjegjësia është absolutisht mbi ta. Kontrata ka skaduar në mars, dhe në këtë moment nuk kam informacion kur do të fillojë procedura e prokurimit publik – thotë Millkoviq.

Gjatë kontratës së fundit, që nga korriku e deri në konstituimin e qeverisë së re komunale, Stacioni i veterinës vetëm një herë ka marrë një urdhër për të ndërmarrë veprime, sepse kryetari i Komunës Nagip Arifi “rishqyrtoi tenderin”, i cili zgjati 7 muaj.

Në ndërkohë, banorët e Bujanocit dërgojnë fotografi dhe video nga sheshi i qytetit dhe parku ku tufa me qen mund të shihen në portalin tonë pothuajse çdo ditë, duke kërkuar që autoritetet të ndërmarrin veprime urgjente.

Millkoviq thotë se numri i qenve endacakë është disi më i ulët në raport me periudhën kritike disa muaj më parë, por ai përsëri thekson se puna e vazhdueshme është më e rëndësishmja për zgjidhjen e këtij problemi, dhe kjo nuk është për shkak të indolencës së Komunës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *