DR. TIODOROVIQ: NË NËNTOR PRITET VALA E RE E COVID – 19

Bujanoc, 15 qershor 2021. – Situata epidemiologjike në jug të Serbisë është më e mirë se sa ishte më parë, por një rritje e re në numrin e të infektuarëve duhet të pritet nga nëntori, thotë epidemiologu Branislav Tiodoroviq

Duke folur për “Južne vesti” në lidhje me lehtësimin e masave, Tiodoroviq tha se populli e morën një vendim të tillë pa Shtabin e krizave, ndërsa tani ky vendim ka marrë edhe formën zyrtare.

Ai pret që muajt e ardhshëm të jenë të qetë, por që një rritje e rasteve të reja pritet përsëri në nëntor.

Duke vlerësuar situatën epidemiologjike në jug, Tiodoroviq niset nga fakti se një ditë më parë nuk kishte infeksione të reja në të gjithë rrethin e Pçinjës, e as të vdekur.

Përveç Vranjës, kjo vlen edhe për Leskocin, Pirotin dhe Prokuplen.

Sipas tij, vaksinimi në jug është nën kontroll, por duhet të jetë shumë më e mirë sepse ky është parakushti i vetëm që të jemi të qetë në periudhën e ardhshme.

– Në Nish, Pirot, Preshevë, pjesërisht në Vranjë, është mjaft mirë, e njëjta gjë mund të thuhet për Krushevcin dhe Qarkun e Toplicës. Vaksinimi është ai që mund të jetë problem në gjithë Serbinë. Siguria në parashikim nuk mund të bazohet në faktin se 25 qytete kanë vaksinuar mbi 50% të qytetarëve të vet – thotë Tiodorović.

Ai shtoi se lehtësimi i masave nuk do të thotë që i kemi dhënë fund epidemisë.

Shtatori është një pikë kthese, thotë ai, sepse atëherë shkollat fillojnë të punojnë, njerëzit kthehen nga pushimet, vjen moti më i ftohtë, kështu që ata do të kalojnë më shumë kohë brenda.

– Mund të parashikohet që do të kemi një rritje nga nëntori, por duke marrë parasysh numrin e vaksinuar, ndërkohë shpresojmë që më shumë njerëz të vaksinohen, shpresojmë që të mos kemi një valë të madhe siç kemi pasur vitin e kaluar ose në fund të shkurtit dhe marsit të këtij viti – parashikon Tiodorović.

Ai thotë se pa një studim kombëtar të detajuar, nuk është e mundur të dihet nëse do të nevojitet një dozë e tretë e vaksinës dhe se ata tani janë grupi më i ri i synuar kur bëhet fjalë për vaksinimin, sepse statistikat tregojnë se 19 -e 20% të personave të vaksinuar janë të moshës 16 – 25 vjeç, ndërsa do të ishte mirë nëse minimumi do të ishte ishte 30%.

Ai beson se të rinjtë kanë nevojë për motivim shtesë për të marrë vaksinën kundër Covid -19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *