MËSUESI GJUSA, AMBASADOR

Bujanoc, 15 qershor 2021. – Sllagjan Petroviq Gjusa, një mësues në Shkollën Fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, është bërë ambasador i Komunitetit smart, i cili lidhë arsimtarë dhe mësues inovativë në një nivel global, qëllimi i të cilëve është lidhja e ndërsjelltë mes mësimdhënies dhe teknologjisë.

“Pedagogët në komunitetin tonë të ambasadorëve SMART ndajnë një pasion për mësimdhënie dhe procesin arsimor me ndihmën e teknologjisë SMART. Ata janë mësues me përvojë që i frymëzojnë nxënësit në rrugën e bëmave të mëdha, duke punuar në zgjidhjet SMART dhe mësojtore me perspektivë në arsim “, thonë në komunitetin nga i cili Petroviq mori mirënjohje.

– Ndoshta puna ime nuk vlerësohet aq shumë në Serbinë time, por bota sigurisht e respekton atë. Më mbetet mua të vazhdoj të jem i zellshëme për shkak të nxënësve dhe prindërve të tyre. Sidoqoftë, ata janë masa e suksesit tim – tha Petroviq, duke njoftuar se ai ishte bërë anëtar i një komuniteti të njohur të mësuesve inovativë.

Portali ynë tashmë ka shkruar për mësuesin Sladjan dhe për kolegët e tij nga kjo shkollë e Bujanocit, Sasha Gjorgjeviq dhe Snezhana Mitiq, sepse që nga fillimi i epidemisë së virusit corona, ata kanë ndihmuar me vetëmohim fëmijët dhe mësuesit në të gjithë vendin duke postuar mësime për nxënësit, udhëzime për programe arsimore dhe aplikacione për mësimin në distancë (online).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *